Menu Close

Pyetje rreth makinës për larjen e tepihave

Teppichwaschmaschine

Makinë për larjen e tepihave, çfarë është ajo?

Makinat për larjen e tepihave përdorin ujë, energji elektrike dhe sapun (shampo) për pastrimin e tepihave. Ato zakonisht punojnë me kushinieta, motorë, furça, rripa transportues dhe sisteme me ajër (pneumatike).

Çfarë është një makinë plotësisht automatike për larjen e tepihave?

Ky lloj makinash zotëron PLC (SPS) dhe sensorë në sistemet e tyre. Makinat e dallojnë tepihun automatikisht dhe janë kursimtare në përdorimin e ujit ose të shampos (sapunit). Për çdo lloj tepihu ekziston një mënyrë e veçantë pune. Sistemi fiket automatikisht kur rripi transportues është i zbrazët.

Pse një makinë për larjen e tepihave duhet të jetë prej çeliku inox?

Makinat e prodhuara prej çeliku të galvanizuar dhe të veshur me bojë epoksi janë shumë të përhapura në industrinë e makinave për larjen e tepihave. Megjithatë, nga pikëpamja shkencore, në sektorin e pastrimit përdoren shumë kimikate me vlera të ndryshme pH. Gjatë pastrimit, tepihët nuk mund të lahen pa detergjent (shampo) tepihësh. Detergjentët e tepihave kanë një vlerë pH më të lartë ose më të ulët se 7, prandaj nuk janë neutralë. Për këtë arsye, çeliku i galvanizuar ose i veshur me epoksi nuk mund të përdoret për një kohë të gjatë. Një çelik i galvanizuar ose i veshur me epoksi zgjat maksimalisht 2-3 vjet. Disa pastrues tepihësh përdorin madje edhe kimikate ekstreme si hiposulfit kaliumi dhe sodë kaustike. Sapo një makinë ndryshket, ajo nuk mund të përdoret më për pastrim.

Cilat marka elektronike janë të përshtatshme për makinat për larjen e tepihave?

Markat si Siemens, Schneider dhe Mitsubishi bëjnë pjesë ndër prodhuesit më të njohur në mbarë botën të pjesëve elektrike në makinat për larjen e tepihave. Nga ana tjetër, ka edhe shumë kompani që përdorin pjesë me vlerë (cilësi) më të ulët për makinat e tyre, të cilat eksportohen kryesisht nga Kina. Në afatgjatë, pjesët kineze mund të shkaktojnë probleme në komponentët elektrikë dhe mekanikë të makinave.

Çfarë është një sistem PLC (SPS)?

Ai është një kontrollues i programueshëm. Për ta thënë ndryshe, truri i makinave plotësisht automatike për larjen e tepihave. Makinat që janë të pajisura me njësi PLC cilësore mund të lajnë të gjitha llojet e tepihave në mbarë botën. Ato mund t’i lajnë tepihët në varësi të madhësisë dhe kohëzgjatjes, pa shpërdoruar pa nevojë ujë, kimikate, kohë, energji elektrike dhe fuqi punëtore. Me sisteme PLC të cilësisë së lartë, prodhuesi mund t’i zgjidhë problemet tuaja në distancë (online), gjë që mundëson gjithashtu shtimin e llojeve të reja të tepihave dhe programeve të larjes.

Cila është makina më e mirë për larjen e tepihave?

Kjo varet nga kërkesat tuaja. Nëse 80 – 90% e tepihave që lani kanë një gjerësi prej 2 m, ju mund të zgjidhni një makinë për larjen e tepihave me një gjerësi maksimale tepihu prej 2.2 m. Çdo makinë, për arsye sigurie, duhet të ketë 10 cm hapësirë në çdo anë të rripit transportues. Nëse pranoni kryesisht tepihë me gjerësi 4 m, atëherë ju nevojitet një makinë me gjerësi maksimale tepihu prej 4.2 m. Makina më e mirë për larjen e tepihave, natyrisht, përbëhet prej çeliku inox. Ajo është plotësisht automatike dhe mund të pastrojë pa asnjë problem çdo lloj tepihu.